Arian Galdini i kërkon partisë më të re opozitare ‘Bindja Demokratike’ të Astrit Patozit, por edhe koalicionit opozitar që është regjistruar në zgjedhje “Shpresa për Ndryshim” që të mbështesin kandidaturën e tij në Tiranë përballë Erion Veliajt.
Postimi i plotë
Ftoj të gjitha ato parti politike dhe Koalicione Opozitare të djathta pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale, që ende nuk kanë kandidat për Bashkinë e Tiranës, të më mbështesin mua në sfidën time për tu përballur me Lal Çerin si Kandidati Opozitar i Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Ndërkohë ne si LDE po punojmë fort për mbledhjen e firmave. Por janë jashtëzakonisht shumë firma dhe kemi shumë pak ditë në dispozicion. Jam e jemi të hapur për bashkëpunim me këdo që do të konkurojë me një platformë opozitare të djathtë përballë Lal Çerit. Gjithçka dua është lehtësimi dhe bashkimi i të djathtëve në këtë betejë e sfidë për tua rikthyer Tiranën qytetarëve të saj. I bëj thirrje Bindjes Demokratike dhe Koalicionit “Shpresa për Ndryshim”, që të më mbështesin si Kandiatin Opozitar të Djathtë për Kryetar Bashkie në Tiranë. Jam i hapur për bashkëpunim që ta kemi mundësinë e kësaj gare në Tiranë. Delalifikimi është mision madhor për të djathtën. Jam gati dhe i përgatitur plotësisht që të bëjmë një sfidë fituese në Tiranë. Ju faleminderit shumë. Shpresoj e besoj shumë tek Bashkimi i së Djathtës. E djathta është Shumicë e mund ta fitojë Tiranën.
