44 kryetarë fshatrash në bashkinë e Matit dhe 21 këshilltarë nuk marrin shpërblimin prej janarit të këtij viti.
Kryetari aktual i bashkisë Nezir Rizvani tha në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak se shkak për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, që bllokon llogarinë e kësaj njësie vendore për shkak të mos pagesës së vendimeve gjyqësore. Shqetësimin në fjalë e trajtoi këshilltari Nazmi Mallunxa.
