Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë. Sportisti dhe partnerja e tij Elona, janë bërë prindër të një djali, që e kanë pagëzuar me emrin Luis.
Lajmin e ka konfirmuar vetë dyshja, përmes një fotoje të publikuar në rrjete sociale.
“Mirë se vjen në këtë botë djali im i vogël. Nëna dhe babai të duan ty. Luis Sadiku”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekës të futbollistit.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë në anën tjetër muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë.
Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.

