Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Armë shqiptare në Afrikë/ Britania nis hetimet: Si shkuan në Uganda dhe Sudanin e Jugut

19:57 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
size 960 16 9 ak 47 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe ka përfshirë prokurorinë shqiptare në një sërë veprimesh hetimore sa i takon një dosjeje për trafik armësh, të hapur nga zyra e të ardhurave dhe doganave në Mbretërinë e Bashkuar.

Nën hetim janë dy shtetas dhe një kompani eksporti. TCh bën me dije se hetimet që po zhvillohen nga Elspeth Pingel kërkojnë të hedhin dritë mbi aktivitetin në fushën e armëve nga 2009 deri në 2016 dhe për këtë shkak kërkohet marrja në pyetje e një sërë personash që kanë dijeni për çështjet e armëve në Shqipëri.

Pala britanike vë në dijeni akuzën shqiptare se hapja e hetimeve penale lidhet me trafikimin dhe ndërmjetësimin e supozuar të mallrave ushtarake ndërmjet Shqipërisë, Ugandës dhe Sudanit Jugor, të kryer pa një licensë të vlefshme, dhe në kundërshtim me kontrollet e eksportit dhe tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Dosja gjendet nën hetim pranë Prokurorisë së Posaçme SPAK, ndërsa përgjatë gjashtë muajve është mbajtur nën kompetencat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Britanikët kërkojnë nga akuza shqiptare të sekuestrojë dokumenta por edhe korrespodencën që ka të bëjë me dërgimin e 10 mijë kallashnikovëve, 10 mijë aksesorëve, 40 mijë karikatorëve, 1 milionë e 270 mijë municioneve dhe 100 pistoletave makarov për në Sudanin Jugor.

Kjo gjë sipas dyshimeve mund të ketë ndodhur gjatë periudhës 2009 deri në 2016, dhe mund të jetë kryer nga dy shtetas nën hetim dhe një shoqëri e cila dyshohet ti ketë nisur nën emrin e njësisë ushtarake të forcave popullore të mbrojtjes së Ugandës.

Njëri nga të hetuarit është me shtetësi greke bëjnë me dije burimet ndërsa tjetri me shtetësi britanike dhe pak vite më parë ata kanë udhëtuar drejt vendit tonë, por edhe kanë patur aktivitet biznesi në Shqipëri . Mes të tjerash britanikët kërkojnë dokumentacionin që i është depozituar palës shqiptare përmes të cilit autorizohen shtetasit në fjalë për të dërguar mallra nga Tirana për në Juba dhe Sudanin Jugor , ngjarje të dyshuara të kenë ndodhur duke përdorur edhe rrugën ajrore gjatë vitit 2014.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.