Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Armën e hodha në Bunë”, tregtari i peshkut në Shkodër tregon arsyet pse e qëlloi me dy plumba 50-vjeçarin Gëzim Bici

17:10 / April 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia patrulle
Foto ilustruese
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Negociatat për blerjen e një pronë në Shkodër, kanë sjellë lindjen e një konflikti mes Hasan Isufit dhe Gëzim Bicit në Shkodër, duke sjellë përdorimin e armëve të zjarrit, çka solli plagosjen e rëndë të Gëzim Bicit. 

Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë arrestuar tregtarin e peshkut në Shkodër Hasan Isufi, ndërkohë ai ka deklaruar pas arrestimit se armën e zjarrit e kishte hedhur në lumin Buna. Rezulton se autori i kësaj ngjarje është pronar i kompanisë së peshkut “Isufi Shqype” dhe ka në përdorim ishullin në lumin Buna në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht përballë lokal “Vataksi” në lagjen “Liria” në qytetin e Shkodrës, ku Gëzim Bici, është tentuar të vritet nga Hasan Isufi. Ky i fundit i lindur në Fier por banues prej shumë vite në qytetin e Shkodrës, ka hapur zjarr me pistoletë duke e qëlluar me dy plumba në trup, Gëzim Bicin. Bici ka arritur të njohë Isufin dhe sapo ka shkuar policia në vendngjarje u ka treguar atyre se ishte qëlluar pikërisht nga tregtari i peshkut Hasan Isufi. Në vendngjarje janë konstatuar dy gëzhoja pistoletë të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pa kaluar shumë, policia ka arrestuar dhe autorin e këtij krimi në Shkodër, Hasan Isufin, i cili i ka pohuar se armën e kishte hedhur në ujërat e lumit Buna. Ndërsa shkak i kësaj ngjarje sipas Hasan Isufit, ka qenë dështimi i negociatave për blerjen e një pasurie të paluajtshme në qytetin e Shkodrës. Momentalisht objektivi i këtij sulmi me armë Gëzim Bici, ndodhet i shtruar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i ngjarjes Hasan Isufi, është arrestuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” të mbetur në tentativë dhe pritet që ditën e nesërme të dalë, para gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kokainë drejt Durrësit, arrestohen “mushkat”/ Operacioni në Tiranë, dy të arrestuar, do transportonin drogën në qytetin bregdetar

16:48 / August 23, 2026

Krimi i dyfishtë që tronditi Athinën/ 50-vjeçari shqiptar ishte i martuar dhe baba i një fëmije, gruaja e Allmuçës: Nuk dija asgjë për lidhjen

14:21 / August 23, 2026

Erdhi nga Dubai, goditi gazetarin Qynon dhe “u zhduk”, Gjykata e Tiranës cakton dy masa sigurie për gruan e Florenc Çapjas

13:00 / August 23, 2026

“Më ço në spital, nxito…”/ DJ rrëfen momentet pas vrasjes në Ksamil: Sokrat Vata ishte i mbuluar me gjak dhe mbante dorën poshtë bluzës

18:07 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.