Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Armët bërthamore në Evropë, ja ku ndodhen

13:24 / March 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1709293520xuyuipng 459
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Ne gjithashtu kemi armë të afta për të arritur në territoret tuaja”. Ky kërcënim i Presidentit rus Vladimir Putin për Perëndimin, nuk i lë Shtetet e Bashkuara dhe BE-në indiferente. Por pyetja është sesa armë bërthamore ndodhen sot në Europë dhe ku janë stacionuar ato?

SHBA vendosi armët e saj bërthamore në bazat e NATO-s pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duke filluar në vitet 1950. Sipas CFR, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë (një qendër studimore amerikane e specializuar në politikën e jashtme), armët taktike bërthamore të markës amerikane janë të vendosura në gjashtë baza në pesë vende anëtare të Aleancës: Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Turqi.

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat kanë arsenalin e tyre bërthamor, nuk kanë më armë amerikane. Sipas disa ekspertëve, Shtetet e Bashkuara mund të kenë rreth njëqind bomba bërthamore të vendosura në këto gjashtë vende. Megjithatë, arsenali është zvogëluar gjatë viteve pas disa marrëveshjeve për armët bërthamore, veçanërisht falë Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) në 1987 midis Uashingtonit dhe Moskës.

Arsenali bërthamor i SHBA-së në Evropë përbëhet tërësisht nga bomba të gravitetit B61, të dizajnuara për t’u hedhur nga bombarduesit aleatë ose avionët luftarakë. Në shërbim për më shumë se 50 vjet, B61, sipas faqes së internetit të CFR, është arma e fundit taktike bërthamore që ende zotërohet nga SHBA.

Prania e armëve bërthamore në tokën evropiane u vendos për të qetësuar anëtarët e NATO-s, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë , në rast të një sulmi të konsideruar shumë të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik. Moska në krahun tjetër zotëron raketa balistike ndërkontinentale, nëndetëse dhe bombardues të rëndë. Këto armë janë të vendosura në baza të ndryshme ushtarake në territorin e saj të madh.

Analistët nga disa vende të BE-së kanë ngritur prej kohësh dyshime për praninë e armëve bërthamore në Kaliningrad, enklava ruse midis Polonisë dhe Lituanisë. Moska e ka mohuar gjithmonë këtë, megjithëse, sipas CFR, një zyrtar i qeverisë ruse në vitin 2018 konfirmoi dërgimin e raketave “Iskander” me aftësi bërthamore në Kaliningrad.

arme berthamore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.