Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Armike? Berisha thur lavde për Glover: Raporti i fundit për zgjedhjet më profesionali ndonjëherë

13:24 / April 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha ka komentuar ardhjen e Shefes së Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga OSBE në Shqipëri Audrey Glover, e cila është për herë të 5-të në këtë detyrë në Shqipëri. Berisha tha se raporti i saj i 4 viteve më parë për zgjedhjet e zhvilluara në vend ishte më profesionali i shkruar ndonjëherë. Për të ky raport u injorua nga qeveria, opozita dhe eksponentë të komunitetit ndërkombëtar.

“Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje, por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Por është raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor”, tha Berisha.

Audrey Glover është një veterane e proçeseve zgjedhore në Shqipëri. Për herë të parë ajo ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.

Audrey Glover
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.