Blogerja Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha prej kohësh janë në një lidhje dashurie, e cila pritet të finalizohet me martesë.
Së fundmi, Armina ka dhënë një intervistë për revistën’ Elite’ dhe ndër të tjera ka treguar variantin e vërtetë se si është njohur me Shkëlzenin.
‘Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka’, rrëfeu Armina.