‘Para palestrës bëj maskë me limon dhe vaj ulliri’, ja si duket Armina Mevlani pa make-up
Armina Mevlani është një nga vajzat më simpatike të ekranit. Blogerja e njohur edhe për lidhjen me Shkëlzen Berishën, është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram.
Ajo poston foto dhe video nga përditshmëria e saj, por jo vetëm. Së fundmi Armina ka publikuar disa video në instastory, ku tregon se përpara se të fillojë palestrën bën disa gjëra të tjera, si për shëmbull maskë flokësh me avokado, limon e vaj ulliri.
Duhet pranuar se ajo edhe pa make-up, është një yll i vërtetë. Format dhe asetet e sipërme gjithashtu kanë ngacmuar vëmendjen e fansave.
“Përpara se të filloj palestrën, kam edhe disa hapa të tjerë. Gjatë fundjavës kam qejf që flokët ti mbaj me diçka të ushqyeshme. Siç ju kam thënë edhe më parë, disa maska i përgatis vetë me avokado, limon dhe vaj ulliri”, thotë ajo.