Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”Arnimi socialist për investimet e huaja”, Tabaku: Shqipëria nuk e ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon

17:03 / June 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se qeveria po bën një arnim socialist për investimet e huaja. Ajo shkruan në një postim në Facebook, se Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon. Për të Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë.

Postimi i plotë

Arnimi socialist për investimet e huaja. Prej disa muajsh, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një projektligj të plotë dhe serioz për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja, në përputhje me standardet e OECD, BE-së dhe SHBA-së.

Ky projektligj synon:
-Të mbrojë interesin kombëtar nga investime që mund të vijnë nga aktorë të tretë me qëllime jo-strategjike.
-Të sigurojë transparencë dhe përgjegjshmëri në çdo proces që prek sektorët strategjikë të ekonomisë.
-Me një nxitim të dyshimtë, një deputet i shumicës paraqiti një “propozim” që nuk është gjë tjetër veçse një arnim amator dhe një kopje e zbehtë e projektligjit të propozuar nga PD. Arnimi shton një pikë të vetme në një ligj të vitit 1993.

Gjatë prezantimit të propozimit ligjor dëgjova të përmendej OECD-ndryshe nga sa u fol në atë mbledhje OECD kërkon:

  • Ligj të qartë dhe të përditësuar
  • Proces transparent dhe të strukturuar
  • Komunikim institucional të qartë
  • Shmangie të çdo “vetingu të fshehtë”

Të gjitha këto mungojnë në draftin e propozuar nga mazhoranca! Ky arnim nuk është reformë dhe aq më pak një proces parandalues ndaj rreziqeve që mund t’i vijnë vendit tonë. Në të kundërt është tentativë për të larë duart si Ponc Pilati përpara një çështjeje serioze, që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë tonë kombëtare dhe partneritetin me BE-SHBA. Shqipëria nuk ka luksin të jetë porta e pasigurisë në rajon. Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë miratimin e projektligjit që garanton standarde dhe mbrojtje për qytetarët dhe ekonominë. Propozimit ligjor që ofron sigurinë maksimale nga aktorë të jashtëm të rrezikshëm.

Arnimi socialist jorida tabaku Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.