Junta ushtarake në Niger ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pas përfundimit të ultimatumit nga unioni i vendeve të Afrikës Perëndimore, që kërkonte rikthimin në detyrë të presidentit të rrëzuar Mohamed Bazoum. Hapësira ajrore do të qëndrojë e mbyllur për një afat të pacaktuar dhe kjo për shkak të kërcënimeve nga fqinjët për të ndërhyrë ushtarakisht në Niger.
Presidenti Bazoum u rrëzua nga pushteti më 26 korrik dhe ishte gjenerali i rojeve presidenciale, Abdourahmane Tchiani ai që e shpalli veten disa ditë më vonë si lideri i ri.
Ky grusht shteti në Nigeri është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, përfshirë këtu Francën, ishin fuqi koloniale dhe pjesa tjetër e BE, OKB dhe Shtetet e Bashkuara.
Nigeri është një prodhues i rëndësishëm i uraniumit, lëndë që është jetike për energjinë bërthamore.
