Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Arratisja nga burgu i Pulajt/ Gjithë Italia ‘në këmbë’! Policia ‘apenine’ kërkon përforcime…

14:05 / June 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edison pula arrati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Asnjë gjurmë nga Edison Pula, i cili u arratis nga burgu i Trevisos më 9 qershor, rreth orës 5 të mëngjesit. Së bashku me dy shqiptarë të tjerë, prenë hekurat e qelisë me një sharrë dhe zbritën poshtë me çarçafë. Por “ëndrra” e dy shqiptarëve të tjerë zgjati shumë pak, pasi u kapën menjëherë.

Alberto Quagliotto, drejtori i burgut,  dëshiron të ketë një panoramë të qartë se si ka ndodhur  i gjithë plani dhe për këtë arsye ka nisur një hetim të brendshëm për të saqruar  disa aspekte të historisë që duken të mbuluara me mister.

Si mundi Pula të merrte sharrën me të cilën preu hekurat? A ishte në gjendje krimineli të mbështetej në një rrjet brenda burgut? Noshta po.

Ka dyshime të forta se 27-vjeçari, tashmë i kërkuar nga të gjitha forcat e policisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, ka përdorur një ose më shumë bashkëpunëtorë që do ta kishin shoqëruar me makinë larg Trevisos dhe ndoshta nga Italia.  Nga ana tjetër, Quagliotto ka nisur një apel për administratën e burgut që të mund të ketë përforcime  (stafi është 18% më i ulët se sa duhet), pikërisht për të parandaluar atë që Edisoni arriti të bënte, të arratisej.

Aleanca mes kriminelëve shqiptarë dhe “Ndrangheta” për të çliruar Pulën

“Asnjë nënvlerësim i të burgosurit të rrezikshëm shqiptar Edison Pula, 27 vjeç, i arratisur nga burgu Treviso (dy të tjerë u gjetën falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së burgjeve). Krimi shqiptar ka qenë prej kohësh aleat në veri me “Ndrangheta” dhe klanet mafioze për të menaxhuar trafikun e drogës dhe prostitucionit dhe ka treguar një “hap cilësor” dhe egërsi duke ngjitur komandën mbi territore”.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i S.PP. – Sindikata e Policisë Penitenciare – Aldo Di Giacomo, për të cilin “pyetjet që duhen bërë në këto orë kanë të bëjnë me atë se kush mundi të ndihmonte kriminelin shqiptar tashmë subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar për t’u fshehur. Në një qytet të vogël si Treviso, të paktën teorikisht, kërkimi duhet të jetë më i lehtë.”

Të dhënat e siguruara nga Departamenti i Administratës së Burgjeve vërtetojnë, në periudhën dyvjeçare 2019-2020, praninë e pak më pak se 2 mijë të paraburgosurve shqiptarë (2402 në 2019, 1956 në 2020) me një incidencë prej 4% në numrin total të subjekte të kufizuara dhe 12% vetëm për të huajt.

“Dhe pikërisht në burg – vijon Di Giacomo – ndërtohen lidhjet mes klaneve dhe rekrutimi i filialeve të reja si dhe mbajtja gjithmonë e gjallë e lidhjeve, sidomos telefonike, me territoret”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

14:40 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.