Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Arrest me burg për 7 të akuzuarit e inceneratorit të Fierit”, GjKKO jep vendimin

14:00 / March 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0f9f4074ab1d7af1dfef6bb399381cbd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në rivlerësimin e masës së sigurisë, Gjykata e Posaçme ka lënë ne fuqi kërkesën e SPAK për 9 te akuzuarit për inceneratorin e Fierit.  Nga sa është mundur të mësohet, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 7 nga të akuzuarit, ndërsa për 2 të tjerët u vendos masa “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se para pak ditësh, SPAK lëshoi 9 urdhër-arreste në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit dhe atij të Elbasanit. Përveç ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, administratorit të kompanisë së “Integrated Technology Services”, Klodian Zoto, prokuroria kërkoi gjithashtu edhe arrestimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako si dhe administratorit të Inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani.

Mes të tjerash, Prokuroria i ka kërkuar gjykatës që të hetohen me masën arrest me burg 7 anëtarë të komisionit për dhënien me koncesion të Inceneratorit të Elbasanit dhe dy të tjerë arrest shtëpie.

Po ashtu, nën akuzë për shpërdorim detyre janë edhe Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të koncesionit. Sipas prokurorisë, këta shtetas, në bashkëpunim me Bllakon dhe Kokën, kanë shkelur ligjin për Partneritetin Publik Privat për të favorizuar kompaninë Integrated Technology Services, e cila fitoi koncesionin.

Ndërkaq, për shtetasit Pëllumb Abeshin dhe Etleva Kondin janë marrë të njëjtat masa edhe për Elbasanin. Në Elbasan gjithashtu është në burg Bardhyl Çabiri si dhe në arrest shtëpie Jonida Zeqo dhe Serafin Papa.

Përveç sekuestrimit të pasurive të Kokës e Bllakos, SPAK ka vënë në sekuestro edhe 14 apartamente, 3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²; 1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m² did he 8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.