Për kreun e shtetit Ilir Meta arrestimet, ndalimet dhe procedimet për protesutesit për Teatritn janë politike. Ai ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehet se vetë operacioni për shembjen e tij ishte ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
STATUSI I METES
Të gjitha ARRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE.
Vetë operacioni për shembjen e tij ishte kryevepra e asgjesimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BURGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!
