Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestimi/ Hapte dyert me kartë, 51-vjeçari autor i mbi 12 vjedhjeve në Tiranë

08:55 / November 13, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane policia 1 1024x576 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni i koduar “Banesa”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin 3 dhe 4.

Zbardhen dhe dokumentohen 12 vjedhje banesash me mekanizmin e hapjes së dyerve me kartë.

Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje njëkohësisht dhe i shpallur në kërkim po për këtë vepër.

Sekuestrohen disa prej sendeve të vjedhura (shuma parash, paisje elektronike) dhe karta që autori e përdorte për të hapur dyert e apartamenteve.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Komisariatin 3 dhe 4, pas provave të siguruara nga puna hetimore, finalizuan operacionin e koduar “Banesa” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • A. N, 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim pasi mëngjesin e datës 12.11.2021, ka vjedhur një shumë parash dhe një laptop në banesën e shtetasit D. B.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas është dhe autor i 11 rasteve të vjedhjeve në banesa, konkretisht:

  • Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur një shumë parash në në banesën e shtetasit L. A;
  • Më datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit K. RR., dyshohet se ka vjedhur shumën 24.300 lekë të reja dhe disa sende me vlerë;
  • Me datë 12.11.2021, në rrugën “Kastriotët”, në banesën e shtetasit R. H., dyshohet se ka vjedhur një aparat celular;
  • Me datë 24.05.2021, në rrugën “Shefqet Kuka”, në banesën e shtetases G. G., dyshohet se ka vjedhur shumën 20.000 mijë lekë të reja;
  • Me datë 05.11.2021, në rrugën “Zija Kambo”, në banesën e shtetasit A. I., dyshohet se ka vjedhur një laptop dhe një aparat celular;
  • Me datë 10.11.2021, në rrugën “Fadil Deliu”, në banesën e shtetasit Gj. B., dyshohet se ka vjedhur nje sasi vlerë monetare;
  • Me datë 21.09.2021, në rrugën e “Dibrës”, në banesën e shtetasit E. G., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare dhe një orë dore;
  • Me datë 19.05.2021, në rrugën “Eshref Frashëri”, në banesën e shtetasit E. H., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
  • Me datë 02.11.2021, në rrugën “Artan Lenja”, në banesën e shtetasit E. K., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare;
  • Me datë 31.10.2021, në rrugën “Don Bosko”, në banesën e shtetasit Sh. B., dyshohet se ka vjedhur dy aparatë celularë dhe një shumë parash;
  • Me datë 02.05.2021, në rrugën “Albanopolis”, në banesën e shtetases F. T., dyshohet se ka vjedhur një sasi vlerë monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Borxhi i Francës arrin rekord, 3.6 trilionë euro/ Presioni financiar rritet para zgjedhjeve të 2027

09:01 / September 30, 2026

Rama publikon pamje nga stadiumi i Gramshit: Rilindja drejt përfundimit

08:49 / September 30, 2026

San Marino-Shqipëri/ Vendasit përpiqen të reagojnë, portieri Sherri shpëton kuadratin

22:22 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.