Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestimi i 5 policëve gjatë operacionit të SPAK në Lezhë, SHÇBA jep detaje

12:04 / October 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia lezhe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka dhënë detaje për arrestimin e pesë efektivëve të policisë në qarkun e Lezhës.

Operacioni anti-drogë u zhvillua nga SPAK, ku u arrestuan 9 persona, mes tyre pesë efektivë. Mësohet se grupi kriminal merrej me kultivimin e kanabisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Lënda narkotike trafikohej dhe shitej në vendet e bashkimit Europian.

Njoftimi i plotë:

Më datë 20.10.2021, Drejtoria e Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në funksion të Procedimit Penal nr. 251/2020, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ekzekutoi vendimin Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Nr. 82, datë 17.10.2020, për punonjësit e policisë si më poshtë vijon:

  1. Inspektor Z. M., 48 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  2. Inspektor A. N., 32 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  3. Inspektor F. A., 50 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
  4. Inspektor P. F., 49 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për kryerje të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, me masën e sigurimit personal me efekt shtrëngues “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Gjithashtu, në zbatim të këtij vendimi u ekzektua masa e sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest me burg” dhe për arsye të mosgjetjes në banesë, u bë shpalja në kërkim kombëtar për:

  1. N/Komisar K. B., 29 vjeç, me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, i dyshuar për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu në funksion të këtij procedimi, në zbatim të vendimit të Prokurorisë SPAK, nr. 400, datë 18.10.2021, janë kryer dhe një sërë veprimesh të tjera proceduriale hetimore në DVP Lezhë,  Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Komisariatin e Policisë Pukë, ku për pasojë subjekteve të hetimit u janë sekuestruar  telefonat celularë, të cilët do i nënshtrohen ekspertimeve kompjuterike.

Hetimet vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026

‘Flamingo Mirror’ nën sulme kibernetike? Rama: 122 tentativa nga 32 adresa të huaja, i zmbrapsëm pa asnjë dëm

14:40 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.