Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla nuk ka dhënë detaje para gazetarëve pas vizitës së tij të radhës në SPAK. I pyetur nga gazetarët, ai tha se në Prokurorinë e Posaçme u thirr si person që ka dijeni për hetimet, ndërsa shtoi se u ka dhënë fjalën hetuesve të BKH-së që çështjet mbeten pjesë e sekretit hetimor.
I pyetur nga gazetarët për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Balla tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të kreut të qeverisë Edi Rama.
“Kryeministri ka qenë shumë i qartë. Unë sot dua që t’i kërkoj drejtësisë së re, që edhe këto çështje për të cilat unë vij shpesh këtu, një ditë të mbyllen”,-deklaroi Balla.