Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas operacionit të arrestimit të grabitësve të postës në Krujë ku u morrën 110 milionë lekë.
Në një postim në Twitter ai thotë se kjo është dëshmi e rritjes së forcës goditëse të policisë dhe sprovës së afërt kundër krimit të organizuar dhe KÇK.
“Kapja e menjëhershme e autorëve të vjedhjes së kasafortës së pensioneve në Krujë,që zbardh edhe disa grabitje të të njëjtëve autorë,një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe gatishmërisë së saj për sprovën e afërt kundër Krimit të Organizuar&KÇK👊”, shkruan Rama.
Lexo edhe-Grabitja e Postës në Krujë, kush janë të arrestuarit