Kryeministri Edi Rama flet per arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili u prangos dje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion, shpërdorim detyre (atë të ministrit) dhe pastrim parash.
Për herë të parë lidhur me ngjarjen, Rama ka reaguar në një koment të cilit i është përgjigjur një ndjekësi në Facebook, ndërsa shkruan se prangosja e Kokës nuk i bën përshtypje.
Madje shton se përballja e ish-deputetit që dorëzoi mandatin para nisjes së legjislaturës së re, është çështje individuale dhe jo partiake. Ndërkohë që nuk harron të shtojë se beteja është individuale.
Komentuesi: Zoti K/Minister. Ne konferencen per shtyp qe dha Lulzim Basha para gazetareve, ahuzat e tij ishi shume te renda. Ne adrese te tij pati mjaft por me dredhi
Edi Rama: halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thote populli
Por qe t’i pergjigjem thelbit te komentit tend, edhe impiantet moderne te perpunimit te mbetjeve, qe i kane hapur rrugen e shpetimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zones se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje pershtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale. Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtesine nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq.
Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes

