Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arrestimi i “Ujkut të Cërrikut”/ Murrizi: Show mediatik, ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë janë të paprekshëm

18:15 / September 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1694717009xujku cerrikut 109
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni “Tempulli” vuri në pranga edhe Saimir Rexhepin, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.

Duke komentuar aksionin policor, ish-deputeti Myslim Murrizi shkruan se askujt nuk i duhet një “show mediatik kur ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë dhe Europën me tonelata dhe kontejner bananesh janë të paprekshëm dhe emërojnë drejtues policie, doganash e porti”.

Deklarata e plotë:

Mega operacioni “Tempulli” e ka marrë emrin pikërisht pse është arrestuar “padrinoja” i tempullit, Ujku i Cërrikut.

Shumë mirë bëjnë që goditën shpërndarësit ordinerë, por po nuk u mbyll burimi nga vjen ky mall e gjitha është propagandë hipokrite.

Si ka mundësi që arrestohet me filmim “Ujku” i Cërrikut dhe për çudi asnjëherë nuk ndalohet një nga pronarët që importojnë banane, por që arkat mbushen me kokainë??

E çfarë “sekreti” qenka që nuk bëhen publikë emrat dhe vendbanimet e këtyre të arrestuarve, si dhe me çfarë sasie konkrete droge janë kapur???

Sepse po kanë patur më pak sesa 3 vazot e “provës “së Encës në ballkon, atëherë gjykata do t’i lirojë të gjithë deri të hënën.

E për çfarë dhe kujt i duhej ky show mediatik me “Ujkun” e Cërrikut, kur ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë dhe Europën me tonelata dhe kontejner bananesh janë të paprekshëm dhe emërojnë drejtues policie, doganash e porti.

Nga njëra anë është gati amnistia për 500-600 të burgosur për vepra afërsisht të tilla, dhe nga ana tjetër duket si aksion për të realizuar planin.

Dyshoj shumë që do jenë arrestuar se mos ju kanë prishur tregun ujqërve të drogës që janë të lidhur me qentë e politikës.

Arrestim Myslim Murrizi Ujku i cerrikut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.