Policia greke ka arrestuar 30 persona, 20 prej të cilëve janë shqiptarë.
Ata akuzohen se kryenin vjedhje ndaj pasagjerëve në trasportin publik.
Sipas burimeve nga mediat greke, bëhet e ditur se të arrestuarit janë 20 shqiptarë, 8 pakistanezë, 1 rumun dhe 1 nga Bangladeshi.
Njëkohësisht janë identifikuar dhe shpallur në këkrim edhe 9 persona të tjerë gjithashtu me kombësi të huaj. Ndaj tyre është ngritur akuza e organizatës kriminale.
Sipas ELAS, të akuzuarit që nga fillimi i tetorit 2021, kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike dhe kishin role të dallueshme të ndara në nëngrupe. Qëllimi ishte vjedhja e përditshme e pasagjerëve në transportin publik (autobusët e qytetit, karroca, metro).
