Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”.
Sipas policisë pas ndalimit të dy shtetasve të përfshirë në veprimtaritë kriminale në prostitucion këtë të mërkurë është bërë i mundur edhe arrestimi i një personi të tretë shtetasit F. Xh., 26 vjeç.
Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal.
