Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale në Korçë

14:30 / August 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia korce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Katër persona në Korçë, kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se është arrestuar 35-vjeçari H.Y., banues në Strasburg në Francë pasi gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu na pranga ka rënë 35-vjeçari D.Q., banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap duke transportuar mjetin kamion tip “Benz” 7 m³ trupa drusorë të llojit pishë, pa lejen përkatëse.

Më tej specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, arrestuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dy persona.

Përkatësisht u arrestua 50-vjeçari M.T., banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Korçës, u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur  dhe 20 vjeçari R.H., banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi, pa targë.

Qarku Korçë-Informacion-Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar mjetin tip “Volkswagen” me drejtues  shtetasin H. Y., 35 vjeç, banues në Strasburg, Francë, në bagazhin e të cilit, në brendësi të një xhupi, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP-Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

———–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, të shtetasit D. Q., 53 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Grekut”, në Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 7 m³ trupa drusorë të llojit pishë, pa lejen përkatëse, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

———–

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të shtetasve:

  1. M.T., 50 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur .
  2. R.H., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi, pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.