Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe Kavajë për vjedhje.
Një 22-vjeçare u arrestua në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash një lokal në lagjen nr. 1.
Ndërkaq, një 35-vjeçar u vu në pranga në Kavajë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetaseje.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur edhe në një banesë tjetër.