Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Ku ndryshon opozita me “këmisha të bardha” e vitit 2005 nga …?

20:57 / April 6, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1734792326 kreshnikspahiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte dimër i vështirë dhe shpesh pa drita, pa ngrohje, por kishte shpresë. Tirana ishte përfshirë nga protesta masive. Nga njëra anë protestonte shoqëria civile kundër çmimeve të energjisë dhe nga ana tjetër protestonte opozita me sloganin “Nano ik”. Rrëzimi Fatos Nanos ishte çështje kohe për disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Partia Socialiste ishte ndarë në dy pjesë. Ilir Meta kishte krijuar partinë e tij LSI dhe kishte marrë 30% të strukturave socialiste.

Populli mbushte sheshet dhe opozita motivonte si alternativë më e mirë. Ambasadorët e huaj dhe qeveritë perendimore po financonin protestat kundër korrupsionit të qeverisë Nano. Në vigjilje të zgjedhjeve Sali Berisha ftoi të gjithë kundërshtarët nën një logo dhe me një kontratë popullore. Ndryshe nga sot, në 2005, Partia Socialiste hynte e ndarë në zgjedhje dhe anasjelltas Partia Demokratike ishte opozita e vetme pa parti të tjera konkurente në opozitë.

Në 2005 Sali Berisha krijoi KOP Komisioni i Ojentomit Politikave që kishte ftuar dhjetra figura të reja në PD asaj kohe: Fatbardh Kadilli, Bledi Kajsiu, Enkeled Alibeaj, Artan Hoxha, Ermal Hasimja, Adri Nurellari, Henri Çili, Lulzim Basha, Albert Gajo,  Mentor Petrela, Maks Cikuli, Tatjana Kongoli, Majlinda Bregu, Besnik Alija, Taulant Bino, Ylli Pango, Ylli Panariti, Eris Hoxha…etj Fushata elektorale kishte dy slogane: – “Me duar të pastra” 0- “Koha për ndryshim”. Fushata elektorale ishte madhështore dhe shumë tërheqëse. Kandidatët e Partisë Demokratike me një moshë mesatare 33 vjeç ishin të gjithë të veshur me këmisha të baradha. Veshja me jaka të bardha personifikonte pastërtiné e figurave dhe kauzën anti-korrupsion me një program premtues qeverisje. 100% të emrave që drejtonin KOP dhe fushatën ishin personalitete dhe aspak të konsumuar.

20 vjet më pas, Berisha i ka larguar dhe shpallur armiq 100% të tyre. Këmishat e bardha sot i ka ndërruar me këmisha të “zeza”. Sot në krye të listave dhe fushatës kanë njerëz të proçeduar dhe akuzuar nga drejtësia: Sali Berisha, Ilir Meta, Fredi Beleri, Fatmir Mediu janë subjekte të SPAK dhe nuk ngjallin asnjë frymë për ndryshim. 20 vjet më parë Sali Berisha ishte lider i opozitës dhe nuk la asnjë kritik jashtë listave për deputet. Nga 2005 kanë rrjedhur disa fraksione dhe nga PD kanë lindur 34 parti të reja. Sot çdo antar i KOP qëndron me profesion larg Berishës ose ka krijuar partitë e tyre kundër PD. Pa dyshim Berisha është aty si Enver Hoxha duke i quajtuar ish-themeluesit e PD apo ish-themeluesit e KOP si paterica të Edi Ramës.

20 vjet më pas Berisha nuk është më aleat me perëndimin dhe është i vetmi demokrat që nuk udhëton dot as në SHBA dhe as në Angli. Sot Berisha si ka më duart e pastra por as duart e lira. Sot Berisha kujton me makth vitin 2005 sepse 12 Maji po afron dhe duhet të jap dorëheqjen pas humbjes “Madhështore” si njeriu që përçau opozitën dhe largoi gjithë “duart e pastra” nga partia duke mbajtur një grusht figurash të pista dhe pengje të dosjeve penale. Ishte viti 2005 por kishte shpresë……..

kemisha ndryshon oped Opozita spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Është marrë vendimi tashmë…

10:53 / July 18, 2026

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

21:03 / July 17, 2026

Debate në Komisionin për Reformën Territoriale, Mazniku: Opozita ka penguar me qëllim punën,qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

16:24 / July 15, 2026

Ekzaltimi me idenë se ‘SPAK po tremb paranë’

10:20 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.