Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohen shpërndarësit e drogës në Dhërmi

15:13 / June 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre të rinj janë arrestuar në Dhërmi, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë: Ermand Hoxha, Xhoi Bare dhe Kedi Hoxha

Policia bën me dije se të rinjve ru janë sekuestruar 800 doza kokainë dhe 750 doza kanabis.

Njoftimi policise

Dhërmi, Himarë
Finalizohet nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, operacioni policor i koduar “Parts 4”. Vihen në pranga 3 shtetas që shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, në një aktivitet festiv që zhvillohet në Dhërmi.
Sekuestrohen rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave, një shumë parash e përfituar nga shitja e tyre dhe 3 celularë.
3 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Parts 3”, u arrestuan 3 shtetas anglez të cilët kishin ardhur si turistë dhe shpërndanin doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, në lokalet e natës, në Dhërmi.
Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas që ishin pjesë e një aktiviteti festiv që zhvillohet në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 4”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. H., 30 vjeç, Xh. B., 27 vjeç dhe K. H., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën ku këta shtetas ishin akomoduar prej disa ditësh, shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e tyre, të cilat u sekuestruan si provë materiale, bashkë me 3 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin doza kanabisi dhe kokaine, kryesisht për turistët apo pushuesit e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Strukturat e Policisë të qarkut Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koalicioni Shqiptar fitoi 2 mandate në parlamentin serb, MJ: Të shërbejë për më shumë të drejta

20:00 / October 26, 2026

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 2026

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.