Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 24-vjeçari, kërcënoi dhe goditi me sende të forta vëllanë dhe kunatën e tij

11:17 / April 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia diber
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 24-vjeçar nga fshati Ushtelenxë në Dibra është konfliktuar për motive të dobëta me vëllanë e tij, kunatin dhe kunatën e vëllait. Gjatë konfliktit ai ka kërcënuar dhe ka goditur me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi automjetin e bashkëshortit të saj. Përveç arrestimit të 24-vjeçarit A. Gj, është vënë nën hetim edhe babai i tij B.Gj, 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

“U konfliktua për motive të dobëta, me vëllanë e tij, me kunatin dhe kunatën e vëllait, ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 24-vjeçarin, i cili gjatë konfliktit kanosi dhe goditi me sende të forta kunatën e vëllait dhe dëmtoi me sende të forta automjetin e bashkëshortit të saj. Procedohet penalisht babai i 24-vjeçarit, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij nga Policia, dëmtoi me sende të forta automjetin e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Ushtelenxë, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve dhe dy shtetasve të tjerë, kanë ndërhyrë në kohë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj. Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi A. Gj. ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka kanosur shtetasin S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.