Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 25-vjeçari në Mirditë, iu gjetën targa makinash të vjedhura që do përdoreshin për ngjarje kriminale

16:12 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vog
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 25-vjeçar në Mirditë i identifikuar si Rahman Rama është arrestuar nga policia. I riu u ndalua nga uniformat blu në aksin rrugor “Krumë-Kukës” dhe gjatë kontrollit, në makinë iu gjetën targa makinash, që ishin vjedhur një ditë më parë. Sipas policisë, dyshimet janë se targat e vjedhura do të përdoreshin për ngjarje kriminale.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet nga Policia e qarkut Lezhë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të vjedhjes së targave të automjeteve, për t’i përdorur për qëllime kriminale. Për rastin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi R. R., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë së Mirditës, në bashkëpunim me ato të Policisë së Kukësit, kanë ndaluar në aksin rrugor “Krumë-Kukës”, automjetin tip “Golf” që drejtonte ky shtetas. Nga kontrollet në brendësi të automjetit u gjet një palë targa automjeti, që ishin denoncuar të vjedhura një ditë më parë, nga shtetasi V. N., banues në Mirditë, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale.

Targat u sekuestruan nga Policia, së bashku me automjetin tip “Golf”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit 

20:18 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.