TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

09:19 / February 5, 2023

Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë

09:07 / February 5, 2023

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023

VIDEO/ Rama: Pamje mbresëlënëse nga mali i Krrabit në Pukë

08:38 / February 5, 2023

12 shenjat e horoskopit, 5 shkurt 2023

08:32 / February 5, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Arrestohet 27-vjeçari, akuzohet për 14 vjedhje

13:02 / January 19, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

14 raste të vjedhjes përgjatë 2022 janë zbardhur nga Policia e Beratit, dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili ishte dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në prangat e policisë ka rënë 27-vjeçari me iniciale R.N dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 38-vjeçari me iniciale M.M. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë vitit 2022. Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stuff”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. N., 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:

– Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;
– Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;
– Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;
– Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;
– Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;
– Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;
-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K;
– Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;
– Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;
– Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;
– Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;
-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;
-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh;
-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike. Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

27-vjeç Berat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

U kapën me drogë dhe mijëra euro në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

20:01 / February 4, 2023

Bulqiza përfshihet nga reshjet e dëborës, policia apel shoferëve: Shmangni lëvizjet gjatë natës

19:42 / February 4, 2023

Aksidentohet autobusi me nxënës në aksin Librazhd-Prrenjas

16:58 / February 4, 2023

“O xhaxhi…”/ I riu shqiptar grabit 55-vjeçarin në Itali nën kërcënimin e armës

15:58 / February 4, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023

VIDEO/ Rama: Pamje mbresëlënëse nga mali i Krrabit në Pukë

08:38 / February 5, 2023

Moti për këtë të dielë, temperaturat do zbresin deri në -7 gradë celsius

08:26 / February 5, 2023

E nxori Dea në nominim, Efi largohet nga Big Brother VIP

00:27 / February 5, 2023
Raporto Tani
Te fundit

SHBA rrëzon balonën kineze, kërcënon Kina: Do përgjigjemi

09:19 / February 5, 2023

Ndërron jetë ish-presidenti Pervez Musharraf. Sundoi Pakistanin për gati një dekadë

09:07 / February 5, 2023

Eleminimi suprizë i Efit nga ”Big Brother”, ku Dea fitoi një betejë por humbi popullin. ”Luftë” në rrjete sociale

09:00 / February 5, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.