Një 45-vjeçar i lindur në Egjipt dhe banues në Itali është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të korruptonte policin kufitar si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë.
I arrestuari me iniciale A.E. tentoi të korruptonte policin për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara
Po kështu një tjetër rast i korrupsionit aktiv është goditur në Portin e Durrësit. Një 54-vjeçar nga Tropoja tentoi të korruptonte policin kufitar me 100 Euro pasi u refuzua të dilte nga Shqipëria, për shkak të mungesës së dokumentacionit. /
