Arrestohet 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj, personi që qëlloi me armë drejt makinës së shefit të Policisë Bashkiake në Shkodër, i cili ndodhej në makinë bashkë me babain e tij.
Këto ditë babai i 19-vjeçarit ka ardhur në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit, dhe teksa fliste për mediat ka bërë apel që djali i tij të vetëdorëzohet, dhe se ai do t’i përgjigjej si djalit dhe personave të dëmtuar.
Ilirjan Hasanaj më datë 11 të këtij muaji në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë Mentor Hasanajn 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babain e Mentorit, Xhelal Hasanajn.