Djali i drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Lezhë Bardhok Frrokut, Xhuliano është arrestuar nga Policia e Lezhës dy ditë më parë.
Mësohet se Frroku është pikasur si i dyshimtë nga patrulla e Policisë dhe i është bërë me shenjë që të ndalojë. Në momentin e ndalimit, 22-vjeçari kishte kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos i lejuar që të bënin kontroll në mjetin e tij.
Megjithatë Policia ka kryer kontrollin e automjetit dhe brenda tij ka gjetur 2.5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis. Pavarësisht kundërshtimit të tij, Frroku është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lezhës.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në bashkëpunim me qytetaret, ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Kreshta 2”.
