Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohet gjatë një proteste në Gjermani aktivistja për ndryshimet klimatike, Greta Thunberg

19:53 / January 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uij
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, ishte në mesin e aktivistëve të tjerë të arrestuar gjatë një proteste kundër shkatërrimit të fshatit të qymyrit, Lytzerat, tha policia më 17 janar.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me Thunbergun, e cila iu bashkua protestuesve javën e kaluar për të kundërshtuar zgjerimin e minierës, që është në pronësi të gjigantit të energjisë, RËE.

Policia, duke përdorur buldozerë largoi aktivistët nga ndërtesat që gjenden në këtë fshat – në të cilin kanë mbetur vetëm disa pemë dhe një tunel nëntokësor – fundjavën e kaluar, por protestuesit, përfshirë Thunberg, qëndruan duke vazhduar protestën.

Aktivistja Thunberg u arrestua teksa po protestonte pranë minierës së qymyrit Gazveiler 2, që gjendet rreth 9 kilometra nga Lytzerat. Ajo ishte ulur së bashku me një grup protestuesish pranë skajit të minierës.

Thunberg iu bashkua protestuesve të premten. Reuters raportoi se dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë atë në një autobus të madh të policisë, pas arrestimit.

Policia kishte paralajmëruar aktivistët se do të përdorte forcën nëse ata nuk do të bashkëpunonin që të identifikoheshin.

“Greta Thunberg ishte pjesë e një grupi aktivistësh që u nis drejt skajit të minierës. Megjithatë, ajo u ndalua dhe u dërgua nga ne, së bashku me këtë grup, në një zonë ku nuk ka rrezik, dhe më pas ky grup u identifikua”, tha policia gjermane për Reuters, duke shtuar se një aktivist u hodh në minierë.

Thuberg u mor nga tre policë që e larguan nga skaji i minierës, ku paraprakisht kishte qëndruar e ulur së bashku me grupin e aktivistëve.

Të shtunën, më 14 janar, aktivistja nga Suedia iu adresua protestuesve që marshuan drejt Lytzeratit. Ajo tha se zgjerimi i minierës është “tradhti e gjeneratës së tanishme dhe të ardhshme”.

“Gjermania është një prej ndotëseve më të mëdha në botë dhe duhet të mbahet përgjegjëse”, tha ajo.

Organizatorët thanë se në protestë të shtunën morën pjesë 35.000 persona, por Policia tha se afër 15.000 persona morën pjesë në të./ Rel

gjermani greta thunberg proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.