Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet i dënuari për dy vrasje dhe “shkaktari” i arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri

17:25 / July 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gentian Doda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar në prangat e policisë britanike, autori i dy vrasjeve në Burrel më shumë se 20 vite më parë.

Gentian Doda mësohet se është arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare ndërsa pritet të kryhen edhe procedurat e ekstradimit në drejtim të Shqipërisë. Ai është dënuar me 20 vite burg për dy vrasje në vitin 1997.

Gentian Doda, u ekstradua nga SHBA në vitin 2012 i akuzuar për vrasjen e Gazmir Dedjas dhe Asllan Gjokës (mbeti i vrarë aksidentalisht), ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 1997. Doda dhe viktima Gazmir Dedja kanë qenë anëtarë të grupeve rivale në Burrel, ndërsa ditën e ngjarjes janë konfliktuar verbalisht midis tyre.

Menjëherë pas krimit, i pandehuri është larguar jashtë Shqipërisë dhe është arrestuar në vitin 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare. Pas ekstradimit, i akuzuari kërkoi rivendosjen në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale.

Në vitin 2017, Doda u lirua nga qelitë e paraburgimin, lirim që çoi pas hekurave gjyqtarin Shkëlqim Miri, i cili akuzohej për marrjen e një shume të konsiderueshme parash për ndryshimin e akuzës nga vrasje në plagosje të rëndë.

Gentian Doda pas një ‘odiseje’ të tërë seancash, nga 20 vjet të dhëna fillimisht u dënua me 7 vite burg pas ekstradimit nga SHBA-ja në një rigjykim të çështjes fillimisht nga Gjykata e Matit dhe më pas nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që erdhi si pasojë e ndryshimit të akuzës nga vrasje në plagosje me pasojë vdekjen.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Bulqizë-Martanesh, humb jetën drejtuesi i mjetit

13:43 / September 23, 2026

Shiste lëndë narkotike në Mamurras, pranga 26-vjeçarit

09:47 / September 23, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.