Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Brikin Rusta, 23 vjeç.
Së bashku me të riun, është arrestuar edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se Rrapushi ka përkrahur Brikin Rustën.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, ky i fundit dyshohet se kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar. Në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.
Në kuadër të këtij operacioni, është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S., mik i Rustës.