Agim Kajmaku është arrestuar, siç bën të ditur dhe News 24. Ish kryebashkiaku i Vorës është në kërkim pasi ndaj tij ka nisur procesi gjyqësor për tre akuza.
Ai akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij” dhe ndaj tij eshte caktuar masa e sigurise “arrest me burg”.
Kajmaku eshte denoncuar nga Partia Demokratike për fshehje të dënimit në formularin e Dekriminalizimit, pasi nën emrin Jorgo Tota ai ishte dënuar në Greqi për falsifikim parash.
Pas hetimeve dhe verifikimeve nga Prokuroria, akuzat e opozitës rezultuan të vërteta, duke bërë që KQZ ta shkarkojë atë nga detyra e kryebashkiakut.
Pas kesaj, ai u shpall ne kerkim për shkelje të ligjit të Dekriminalizimit, por edhe për ushtrim të funksionit pas shkarkimit nga detyra.
Kjo, pasi ai kishte firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë, pasi vendimit të KQZ për shkarkimin e tij.
Ekzekutimi i masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut është bërë në një spital privat, ku Kajmaku kishte shkuar pasi vuante nga sëmundje kardiake.
Pasi ka shkuar në një spital në kryeqytet, policisë i ka ardhur ky informacion dhe ka shkuar ka ekzekutuar urdhër ndalimin. Për sigurinë e Kajmakut është angazhuar një patrullë e komisariatit nr.1 në Tiranë. Po ashtu mësohet se Kajmaku vuan dhe nga tensioni dhe diabeti, duke e detyruar atë që të shkonte në spital, pavarësisht faktit se ishte në kërkim.
