Është arrestuar këtë të enjte ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit, Rajmonda Dashi. Arrestimi është kryer në qytetin bregdetar. Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.
Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK-ut, ndërsa mësohet se bëhet fjalë se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.
Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.
