Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, falsifikonte raportet për studentët

16:28 / December 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 erfg3wg3weg3wggg 1702566278
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një mjek i punësuar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë është arrestuar ditën e sotme me akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Prokuroria e Tiranës bën me dije se mjeku me inicialet A.X është vënë në pranga pasi në rreth 45 raste është vërtetuar se ka lëshuar raporte mjekësore të falsifikuara për studentët e Akademisë së Sigurisë, në mënyrë që këta të fundit të mos paraqiteshin në procesin mësimor.

Gjithashtu është provuar se mjeku merrte nga 1000 deri në 2000 lekë për raportet që lëshonte.

Njoftimi i plotë:

Sot më datën 14. 12.2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ekzekutoi Vendimin Nr 2943 datë 13.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni Përgjithshëm Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin A. X. me detyrë mjek në Akademinë e Sigurisë Tiranë, për veprën pënale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”; “Falsifikim i dukomunteve shendetësore të parashikuar përkatësisht nga nenet 259/1188/2 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë.

Gjatë hetimeve të kryera, janë dokumentuar me prova ligjore rreth 45 raste të ndërveprimit korruptiv midis mjekut A.X., dhe studentëve/kursantëve, të cilët për të justifikuar mospjesëmarrjen në procesin mësimor,siguronin fiktivisht raportin mjeksor, kundrejt shumave monetare që varionin nga 1000 deri në 2000 lekë.

Gjithashtu, është provuar se mjeku i arrestuar kryente falsifikimin e raporteve mjeksore duke i lëshuar për studentët në kohë të mëparshme si edhe duke i lëshuar personave të tretë pa qenë prezent dhe pa u vizituar tek ai si mjek.

Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit.

Për sa sipër, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë.

Akademinë e Sigurisë mjek
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.