Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Arrestohet nënkomisari dhe një doganier në pikën kufitare të Goricës, ja për çfarë akuzohen

11:43 / November 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jjjj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SHÇBA Korçë ka finalizuar operacionin e koduar “Shoqëruesit”.

Sipas informacioneve ditën e djeshme, në aksin rrugor Dogana Goricë – fshati Gollomboç u bë kapja në flagrancë e shtetasit V.N. drejtues i mjetit tip “Wolsvagen Sharan”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur produkte të ndryshme mallrash të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar Goricë.

Gjithashtu, pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, u bë arrestimi në flagrancë:

– N/komisar J. H., 39 vjeç, me detyrë punonjës policie Përgjegjës Turni në PKK Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– P. M., 41 vjeç, me detyrë Doganier në Doganën Goricë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi nga veprimet e para procedurale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, ka rezultuar e provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin V.N. është paraqitur në hyrje të RSH, punonjësi i policisë J.H. në bashkëpunim me punonjësin e doganës shtetasin P. M. kanë lejuar kalimin e mallrave kontrabandë duke bërë dhe shoqërimin e mjetit deri në vendin që ai është kapur nga policia gjyqësore e SHÇBA.

Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje u referuan materialet procedurale në gjendje të lirë për punonjësin e policisë:

– Inspektor E.Ç., 21 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Kontrollor në PKK Goricë për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sakaq materialet u referuan për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një banesë në Korçë, dyshohet se u shkaktua nga bombola e gazit

16:21 / September 27, 2026

Denis Luli kyç gojën para hetuesve për atentatin në Athinë

13:40 / September 27, 2026

66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë

11:59 / September 27, 2026

GJKKO lë në burg Bledar Cafin, u arrestua me urdhër të SPAK në Shkodër

11:42 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.