Policia ka arrestuar një mjek te Spitali i Traumës.
Mësohet se ai është kapur në flagrancë duke marrë para.
Mjeku është prangosur brenda në spital pasi është kapur duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti. Bëhet fjalë për mjekun reanimator Fitim Marku.