Policia e Kamzës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Donald Trump”, ku iu vendos një sasi tritoli një lokalin të marrë me qira nga një 24-vjeçar.
Në pranga ka rënë 58 vjeçari B.M.
Sipas hetimeve, ka rezultuar sa targat e automjetit tip “Audi” janë në pronesi të këtij personi.
Dyshohet se ai mund të ketë qenë shoferi, por megjithatë policia ende nuk e ka të qartë rolin e tij.
Grupi hetimor thotë se është pranë identifikimit dhe të personit që shfaqet në video, teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.
