Arrestohet 31-vjeçari shqiptar që dhunoi barbarisht me leva hekuri pronarin e një hoteli në ishullin e njohur grek, Mykonos.
Policia greke njoftoi se sot përfundoi arratia e shqiptarit, i cili është një emër i njohur për autoritetet në Greqi.
31-vjeçari i arrestuar i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën u largua pasi dhunoi biznesmenin.
Policia greke po punon gjithashtu për gjetjen e personit që e ndihmoi për t’u larguar.