Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua për vrasje që kishte kryer pesë vjet më parë në Plagiari, Selanik gjatë një vjedhje me dhunë.
I arrestuari, së bashku me bashkëpunëtorin e tij, kishin torturuar për vdekje një 85-vjeçar vendas për t’u thënë atyre ku i fshihte paratë e tij.
Ai ishte në pritje të urdhërit të arrestit nga autoritete vendore të Selanikut, ku u identifikua si një nga autorët e vrasjes dhe grabitjes së 85-vjeçarit, më 15 gusht 2015.
Rasti kishte tronditur komunitetin lokal, si dhe tërë vendin, pasi i moshuari ishte torturuar për vdekje nga dy autorët.
