Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’, deputeti i PD: U arrestua nga çakalli i qeverisë

12:09 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ujku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga të arrestuarit nga policia për dhunën e ushtruar në protestën e djeshme është edhe 42 vjeçari Saimir Rexhepi nga Cërriku, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Ujku i Cërrikut’.

Pas kësaj ka shpërthyer deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shprehet se ‘Ujku i Cërrikut’ u arrestua nga çakalli i qeverisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

‘Ujku’ që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur ‘kriminel’, shkruan Boçi në Facebook.

Reagimi i plotë:

“UJKU” I CËRRIKUT DHE

ÇAKALLI I QEVERISË

Njoftimi se “Ujku” i Cërrikut u arrestua, u shpërnda me shpejtësi ne median online.

Nga dje, personazhi i njohur për pamjen e tij dhe deklaratat në emisione sarkastike, u shpall “armik publik”!

U shpall i tillë me urdhër të Çakallit Kryeministër që qëndron në krye të vendit dhe që u zbatua me qejf nga kapterri i tij prej qelqi.

“Ujku” që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur “kriminel”.

Ndërsa Çakalli, i shquar për grabitjet spektakolare të publikut, për bashkëpunim me krimin, për hajdutëri gjigande me miliarda, dje është duartrokitur nga njerëz-karrike që shpirtin nuk e kishin marrë me vete, si “i nderuar”!?

Këtu kemi mbërritur!

“Ujku” i Cërrikut, shprehu zemërimin e tij kundër varfërisë, mjerimit, padrejtësisë dhe përfundon pas hekurave.

Çakalli Kryeministër që batërdis, mashtron, kriminalizon, deliron çmendurisht një vend të tërë shijon luksin e pushtetit.

Kjo është Demon-kracia jonë që duhet përmbysur!

arrestohet çakalli Ujku i Cërrikut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

09:51 / June 5, 2026

Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

09:01 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.