Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrestohet zyrtari i inteligjencës gjermane, dyshohet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë

22:43 / December 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zyrtari gjerman
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të jashtëm të inteligjencës, nën dyshimet se ka ndarë sekrete shtetërore me Rusinë, thanë prokurorët federalë më 22 dhjetor. Arrestimi i të dyshuarit, i identifikuar si Carsten L, shtetas gjerman, ndodhi në Berlin më 21 dhjetor. Ai është dërguar në paraburgim.

“I akuzuari dyshohet për tradhti shtetërore”, thanë prokurorët federalë përmes një deklarate, të publikuar nga Reuters dhe Deutsche Welle.

Ai ka ndarë informacion, që konsiderohet sekret shtetëror, me agjencinë ruse të inteligjencës, thanë prokurorët. Në deklaratë u tha se policia ka bastisur banesën e tij dhe vendin e punës, por edhe pronat e një personi tjetër.

Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se mund të rritet aktiviteti i spiunazhit rus në kohën kur po vazhdon pushtimi rus i Ukrainës. Ende nuk është e qartë se çfarë informacioni i ka dhënë rusëve Carsten L., por shërbimi i inteligjencës së jashtme (BND), tha se incidenti ka ndodhur gjatë këtij viti.

BND kishte nisur hetimin e brendshëm për këtë çështje sapo kishte marrë informacionin për mundësinë e tradhtisë brenda këtij institucioni, tha shefi i kësaj agjencie, Bruno Kahl, përmes një deklarate. BND nuk do të ofrojë detaje të tjera lidhur me rastin deri kur prokurorët federalë të përfundojnë hetimin e tyre, tha Kahl.

“Çdo detaj i këtij proçesi që bëhet publik nënkupton avantazh për këtë kundërshtar Rusinë dhe për qëllimin e tij për të dëmtuar Gjermaninë”.

Arrestimi në Gjermani vjen vetëm disa ditë pasi Austria tha se ka identifikuar një shtetas grek, 39 vjeç, që dyshohet se ka spiunuar për Rusinë. Mediat në Austri raportuan më 19 dhjetor se i dyshuari është djali i një diplomati rus.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha se i dyshuari kishte mbledhur informacione në Austri lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Ky institucion shtoi se i dyshuari ishte arrestuar në fund të marsit, por ishte liruar deri në nisjen e gjykimit.

inteligjenca gjermane Rusia sekrete shteterore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.