Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Arrihet marrëveshja pas 12 orësh, vendet që nuk do pranojnë emigrantë do paguajnë 20 mijë euro

11:19 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eu migration
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 12 orësh negociata, vendet e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje të madhe për të rinovuar politikën e emigracionit dhe azilit. Vendet që nuk dëshirojnë të pranojnë emigrantë të parregullt që mbërrijnë në BE, do duhet të paguajnë 20 mijë euro për secilin aplikant të refuzuar, e cila më pas do të kanalizohet në një fond të përbashkët të BE-së.

Italia dhe Greqia, kanë kërkuar prej kohësh më shumë ndihmë për të përballuar numrin e njerëzve që mbërrijnë në brigjet e tyre. Vendet si Gjermania dhe Suedia, kanë kundërshtuar numrin e tyre që shkojnë në tokën e tyre, ndërsa Polonia dhe Hungaria refuzuan të strehojnë refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

“Kjo është një arritje e madhe, e madhe, që tregon se është e mundur të punojmë së bashku për migracionin. Ne jemi shumë më të fortë kur punojmë së bashku,” tha komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Vitin e kaluar, BE mori më shumë se 962,000 kërkesa për azil, shifra më e lartë që nga viti 2016. Me këtë procedurë të përshpejtuar, maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumenta bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë.

Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 për qind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkërkues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.

BE EU refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.