Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi gjendjen e akseve rrugore teksa gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore, dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.
Në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.
Në Tiranë ka pasur reshje shiu. Në akset e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin. Në Librazhd-Steblevë, ka pasur rreth 20 cm bore. Po punohet nga kontraktori për pastrim dhe shpërndarjen e kripës. Të gjitha akset e këtij Rajoni qarkullohen normalisht.
Në Shkodër, gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10-40 cm. Kontraktorët po vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Me zinxhirë qarkullohet në rrugët:
Ura e Cerenecit – Stebleve, 25 km e fundit, ka pasur rreth 20 cm bore.
Trebisht – Dogane, ka pasur rreth 5-10 cm bore.
Qafë Bualli-Krastë, ka rreth 20 cm bore.
Kuben-Vasie, ka rreth 40 cm bore.
Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.
Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.