Për shkaqe sigurie, e duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë një hap të pazakontë.
Protokolli i institucionit më të lartë zgjedhor në vend është zhvendosur nga zyrat e saj në një ambient tjetër në Lundër që administrohet po ashtu nga KQZ-ja.
Shkak për pasigurinë është bërë pikërisht bllokimi i rrugëve përreth Kryeministrisë, si pasojë e protestës së dytë madhore të opozitës.
