Të gjithëve na ndodh që të ngrihemi natën. Ka netë që çohemi më shpesh dhe ka ditë të tjera që mund të zgjohemi edhe çdo një orë. Është kjo një arsye për tu shqetësuar apo është normale?
Pasojat e zgjimit pas mesnate
Ekzistojnë shumë publikime lidhur me këtë fenomen. Duhet të dini që nuk është gjë e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për reagime të trurit që është në nivele të përparuara të ankthit. Në disa raste, kur problemi bëhet i vazhdueshëm dhe zgjat në kohë, duhet kuruar.
Duhet të merren në shqyrtim të gjitha shkaqet që ju bëjnë të zgjoheni pas mesnate.
Nëse pas zgjimit ndiheni ankthioz:
-vuani nga takikardia dhe ndiheni të kërcënuar
– në përpjkejet e dështuara për të fjetur sërish, rritet nervozizmi dhe mendimet e këqija ndikojnë për të mos fjetur.
-edhe nëse ia dilni të flini sërish, gjumi është i lehtë dhe i lodhshëm
-ky fenomen përsëritet 2 apo tre herë në javë
Ankthi shkakton zgjimin gjatë natës
Nëse gjatë javës ju ndodh shpesh kjo fjë atëherë duhet të shqetësoheni; puna që bëni mund të jetë shumë e lodhshme ose keni nevojë për një moment pushimi.
Të gjitha këto që thamë gjenerojnë ankthin për të cilin mund të mos jemi përherë të vetëdijshëm por truri reagon në momentet e pushimit.
Ankthi godet në mënyrë të drejtpërdrejtë sistemin nervor qendror, që fillon të ndryshoj me karakteristika të lehta, gjatë kohës së pushimit. Të gjitha këto ndikojnë në fazat e gjumit. Ankthi fragmenton gjumin dhe vështirëson arritjen e fazës REM, fazë ku gjumi bëhet I thellë. Truri e interpreton këtë ankth si kërcënim, si diçka prej së cilës duhet të largohet. Ndjesia e kërcënimit ndërpret ‘dhunshëm’ gjumin, pak kohë pasi ju ka zënë.