Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Arta Dade rrëfen bisedën me zyrtarin amerikan: Ndoqën protesten e majit nga …

23:21 / July 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arta dade
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish Ministrja e Jashtme Arta Dade, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një bisedë të shkurtër me ish zyrtarin amerikan Charles Wholch, gjatë protestës së 28 majit 1996. Dade tregon se Wholch i tha asaj se po vëzhgojnë çdo lëvizje të asaj proteste, pra se ishin dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj politikanëve dhe gazetarëve.

Dade: Në krizat dramatike që kanë ndodhur në Shqipëri në 30-vitet e fundit, ambasada amerikane ka qenë shumë e vëmendshme. Kujtuam këtu zgjedhjet që vërtet ishin një pikë kthese, të cilat kishin devijuar nga linja demokratike. Kujtoj që në demostratën e 28 majit, ambasada amerikane e ndiqte këtë protest nga 15 katëshi.  Atëherë pyeta Charles Wholch, çfarë do të thotë instituti amerikan dhe ai tha prit se po shikojmë. Ishte dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve e politikanëve. Besoj që edhe ky është një moment kthese përpos faktit se zhvillimet politike në atë kohë ishin vërtetë domethënëse. Ne u ftuam në 95 në Parlamentin Evropian dhe kemi bërë rreth 15 takime. Mënyra se si PS-ja veproi gjatë memorandumit, krijoi një sinjal pozitiv tek partnerët në Europë dhe marrëdhëniet me administratën amerikane erdhën duke u shpeshtuar. Ka qenë në të mirë të Shqipërisë kjo marrëdhënie në anëtarësimin në BE dhe NATO.

26 maji i vitit 1996 është një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe  grabiti votën masivisht.

Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve. Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri. Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.

arta deda proteste zyrtari amerikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.